Sali Berishës i ndërpritet paraburgimi

0
86

Sali Berisha është liruar nga paraburgimi pas arrestimit që i ishte bërë më 17 shtator të këtij viti.

Berishës i ishte caktuar masa e paraburgimit para rreth tre muajsh, ndërsa lirimi nga kjo masë është bërë sot, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha si gjyqtar në Gjykatën Themelore të Pejës dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.


Në seancën dëgjimore avokati Gëzim Kollqaku e ka konsideruar montim rastin ndaj klientit të tij Sali Berishës.

Kollqaku ka hedhur poshtë çdo mundësi që Sali Berisha të ketë keqpërdorur pozitën e tij për të marrë ryshfet siç pretendohet. Ai ka thënë se ky është një rast i montuar ndaj tij.

Në anën tjetër edhe vet Sali Berisha, para gjykatësit të rastit ka thënë se ky është rasti i montuar ndaj tij. Berisha më tutje ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë që ky rast të zbardhet si dhe të dorëzojë dokumentacionet si dëshmi se nuk do të largohet nga vendi.

Pas arrestimit, ai ishte pezulluar nga puna nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur më 20 shtator.