2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ju njerëz që jeni kundër pushtimit të Ukrainës, për protesta duhet të kërkoni leje 15 ditë më herët

Rekomandime

Qeveria ruse ka thënë se njerëzit që janë kundër pushtimit rus të Ukrainës nuk kanë të drejtë të organizojnë aksione protestuese, pa u pajisur me leje së pari.

- Advertisement -

“Sipas ligjit, pa i përcjellë procedurat paraprake, këta qytetarë nuk kanë të drejtë të organizojnë protesta që shfaqin pikëpamjet e tyre”, thë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë me gazetarë të huaj.

Qindra protestues u ndalën me forcë nga policia ruse të enjten gjatë demonstratave kundër luftës në Moskë, shkruan CNN.

Sipas ligjit në Rusi, protestat e mëdha duhet të aplikojnë së pari për leje, e cila nuk duhet të bëhet jo më tepër se 15 ditë dhe jo më pak se 10 ditë para saj.

- Advertisement -

Ndaj tyre që organizojnë protesta të tilla pa leje, mund të shqiptohen gjoba të larta, madje në disa raste organizatorët mund të dënohen edhe me burg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit