22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Aeroporti rus po digjet, mediat në Rusi: U godit nga raketat ukrainase

Rekomandime

Aeroporti ushtarak i Rusisë pranë kufirit me Ukrainën është goditur nga të paktën një raketë, raporton CNN.

Është e paqartë se kush e ka kryer sulmin dhe as qeveria e Ukrainës, e as ajo e Rusisë nuk i komentuan këto zhvillime.

- Advertisement -

Videot e siguruara nga CNN tregojnë se një raketë me rreze të gjatë goditi aeroportin ushtarak rus i cili ndodhet në Rusi, rreth 10 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Gazeta lokale ruse “Komsomolskaya Pravda” raportoi se një raketë ukrainase goditi aeroportin ushtarak rus, duke cituar një burim nga autoritetet shtetërore ruse.

Një tjetër media, “Rostov Gazeta”, raportoi se baza ushtarake në Millerov u sulmua nga formacionet e armatosura të ushtrisë ukrainase.

- Advertisement -

Videoja, e cila përmendet edhe nga CNN, është publikuar nga Nexta, një media opozitare ruse me seli në Bjellorusi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit