Ukraina godet keq Rusinë: Ia Rrëzon avionin gjigant, qindra të vdekur në pak sekonda

0
2696

Ushtria ukrainase ka deklaruar se gjatë luftimeve në jug të Kievit kanë rrëzuar një avion IL 76 rus, i cili përdoret për transport ushtarësh ose logjistike.

Deri më tani nuk ka reagim nga rusët për diçka të tillë, por ukrainasit thonë se avioni ishte i mbushur me trupa të Kremlinit që po tentonin të merrnin kontrollin në zonë.

IL76 është një avion gjigant dhe besohet se brenda tij kanë qenë gati 200 trupa ruse që do të zbrisnin në një aeroport aty pranë. /abcnews al