2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Berlini ndryshon qëndrim: Autorizon Holandën që t’i dërgojë 400 granatahedhës prodhim gjerman në Ukrainë

Rekomandime

Gjermania ka autorizuar Holandën t’i dërgojë Ukrainës 400 granatahedhës me raketa prodhim gjerman për të ndihmuar në luftën kundër pushtuesve rusë, kjo sipas dy zyrtarëve të BE-së, duke shënuar një ndryshim të papritur në politikën ushtarake të Berlinit mes presionit nga aleatët e BE-së dhe NATO-s.

Deri të shtunën, Gjermania kishte zbatuar një praktikë të kahershme për të mos lejuar që armët vdekjeprurëse që ajo i prodhon të transferoheshin në një zonë konflikti, shkruan Politico, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ky qëndrim i hutoi disa zyrtarë evropianë, aq më tepër pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një pushtim në shkallë të plotë dhe nisi sulme me raketa në Kiev, kryeqytetin ukrainas.

Ndryshimi nga ana e Gjermanisë vjen pasi aleatë të shumtë perëndimorë po mobilizohen për t’i dërguar Ukrainës më shumë armë, municione dhe madje edhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore, ndërsa forcat ruse godasin qytetet kryesore të Ukrainës.

Përmbysja mund të nënkuptojë një rritje të shpejtë të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën, pasi një pjesë e madhe e armëve dhe municioneve të kontinentit janë të paktën pjesërisht të prodhuara nga Gjermania, duke i dhënë Berlinit kontroll ligjor mbi transferimin e tyre. Megjithatë, ndryshimi i qëndrimit të Berlinit nuk do të thotë domosdoshmërisht të miratohen të gjitha kërkesat për dërgesat e armëve, pasi çdo rast vendoset individualisht.

- Advertisement -

Përpara kthesës të së shtunës, zyrtarë të lartë ukrainas ishin ankuar me hidhërim për javë të tëra për refuzimin e Gjermanisë për të lejuar dërgesat e armëve për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit