13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Parashikimi i frikshëm për Kosovën: Ja skenari i ndarjes, Ujmani dhe Trepça?

Rekomandime

“Faktori ndërkombëtar, pas deklarimeve të Beogradit dhe të Thaçit, sikundër edhe të Edi Ramës, nuk po e përjashtojnë asnjë opsion për marrëveshje.

- Advertisement -

Kristofer Hill është diplomati i radhës që e përmendi këtë dhe nuk e vuri në gozhdë ruajtjen e tërësive territoriale, në llogari të saj.

Me këtë de fakto dhe de jure është futur si opsion ndarja dhe nderi i territoreve.

Në fakt kështu edhe do të veprohet”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelmendi, duke i përcjell punimet e Samitin e paqes të Evropës Juglindore, dhe deklarimin e diplomatit amerikan, ish ambasadorit të SHBA-ve Christopher Hill, i cili nuk është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me kujdes për shkak të ndjeshmërisë dhe rrezikut që paraqet, thotë se ngadalë por sigurt, po shihet efekti i investimit të Hashim Thaçit me vite të tëra për realizimin e projektit të ndarjes, së bashku me homologun e tij, Aleksandër Vuçiq, prandaj rifillimi i bisedimeve me Serbinë nga qeveria e re, do të jetë një proces i rëndë dhe me shumë rreziqe për vendin që përsëri mundë të qon në opsionin e ndarjes.

Muhamet Kelmendi

“Faktori ndërkombëtar, pas deklarimeve të Beogradit dhe të Thaçit, sikundër edhe të Edi Ramës, nuk po e përjashtojnë asnjë opsion për marrëveshje.

- Advertisement -

Kristofer Hill është diplomati i radhës që e përmendi këtë dhe nuk e vuri në gozhdë ruajtjen e tërësive territoriale, në llogari të saj.

Me këtë de fakto dhe de jure është futur si opsion ndarja dhe nderi i territoreve. Në fakt kështu edhe do të veprohet”, tha profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“Po reciprocitet duhet të ketë, por jo pa u njohur fillimisht si shtet. Fillimisht duhet të kemi njohje reciproke dhe vetëm pastaj të kalohet te reciprociteti për çështje të minoriteteve, duke kërkuar të drejta të njëjta, si dhe çështjet vitale tjera të Kosovës.

Këtu e kam fjalën për dëmet e luftës, për kapjen e kriminelëve që kryen gjenocide dhe përdhunuan femrat shqiptare, për dëbimet masive që i kryen dhe për gjetjen e 1667 vetave nga Kosova të varrosur në Serbi.

Këto nuk mund të lihen anash. Nuk mund të lihen anash vjedhjet e pensioneve si dhe shumë çështje tjera”, theksoi profesori i njohur, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Përndryshe, sipas Kelmendit, nuk mundet kurrsesi të ecet në asnjë lloj marrëveshjeje pa adresimin dhe pa pranimin e këtyre përgjegjësive të shtetit serb që lidhen me krimin dhe gjenocidin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit