13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Isa Mustafa komenton gjendjen me pandeminë: S’është turp për Qeverinë me marrë mësime nga Armend Zemaj

Rekomandime

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës dhe ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për zhvillimet në vend në këtë kohë krize të rëndë shëndetësore dhe sociale në një prononcim për Periskopin.

- Advertisement -

Mustafa ka këshilluar Qeverinë Kurti që të marrë mësime nga ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nuk është turp për këtë Qeveri të marr pak mësim nga Armend Zemaj, i cili nuk ishte mjek por njeri i përkushtuar natë e ditë e në çdo vend për ta luftuar pandeminë.” – ka deklaruar z. Mustafa për Periskopin.

Më tej, ai ka deklaruar se “pandemia nuk është menaxhuar fare nga Qeveria.”

- Advertisement -

“Kam përshtypje se Qeveria i hoqi të gjitha kufizimet për t’ua kthyer bashkatdhetarëve tanë nderin për votën që ia dhanë, por bënë gabim, sepse i morën në qafë njerëzit tanë që po i mbushin spitalet e vendeve perëndimore, e mos të flasim për ato [spitale] në Kosovë. Është tragjedi kombëtare humbja e këtyre jetëve, për të cilat po informohemi çdo ditë.” – u shpreh profesor Mustafa.

Çka mendon z. Mustafa për uljen e shtesave për mjekët dhe infermierët?

- Advertisement -

250 euro në muaj për mjekë dhe 150 për infermierë ishin ndarë nga Qeveria Hoti.

Para pak ditësh, Qeveria Kurti vendosi që t’i ulte shtesat në 60, për të dyja kategoritë, çka çoi në shprehjen e pakënaqësisë nga përfaqësuesit e tyre sindikalë e madje edhe nga vet ata.

Profesori Isa Mustafa, ka deklaruar se kompensimet për mjekët dhe infermierët duhet të jenë “dinjitoze”.

“Ndryshe, nuk ka kompensim për punën e rëndë, përgjegjësinë për jetërat e çdo njeriu që po e bëjnë mantelbardhët; çdonjëri në mënyrën e vet.” – shprehet ish kryeministri. /Periskopi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit