Deputeti Haxhi Avdyli nga lista “Guxo” ka reaguar për mënyrën se si ukrainasët po e mbrojnë vendin e tyre.
“Kur i shoh ukrainasit se si e mbrojnë vendi, ku janë bashkë milionerë, bujq, deputetë, gazetarë, gra e burra janë mobilizuar për ta mbrojtur vendin, me armë e mollotov ua kam lakmi për shpirtin e tyre luftarak”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka theksuar se falë zotit TV ukrainase s’kanë analistë si ne, sepse do të dorëzoheshin që ditën e parë.
Këtë e ka ndërlidhur me situatën kur shteti i Kosovës i vendosi “stikers” makinave serbe dhe kur i është ndaluar referendumi Serbisë.
“Analista shqipfolës, nëpër TV tona, vajtonin, e përgjëroheshin duke bërë thirrje që të dorëzohej qeveria e Kosovës para nja 30 serbëve të dehur me shlivovicë në shatora. O frikësoheshin deri ne palcë, o ishin në anën e politikës Serbo-Ruse. Nuk mund të kuptoheshin ndryshe”, ka shkruar Avdyli.
Ndër të tjera ai ka thënë se Kosova duhet t’i ndalojë disa “analiza defetiste” si dhe luftën e disa njerëzve kundër vetes në TV e jashtë saj.