7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Së shpejti çmimi i naftës deri në 1.60? Flet Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve (VIDEO)

Rekomandime

Plasja e luftës në Ukrainë, ka bërë që çmimi i naftës dhe derivateve të saj të ngrihet automatikisht për katër centë për litër edhe në Kosovë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve ka thënë se trendi është rritës dhe se në ditët në vijim mund të ndodhë që cemi të shkojë deri në 1.60 cent për litër.

- Advertisement -

“Në berzën ndërkombëtare ka pasë menjëherë rritje në 60 dollarë për ton, që do të thotë se ka ndikuar lufta Rusi-Ukrainë”, është shprehur Berjani në emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM.

“Nuk mund të themi se kaq do të arrijë cemi, 1.60 apo më tepër, por çmimet janë duke u rritur në mënyrë ekstreme. Nuk jemi larg [1.60] dhe nëse rritja do të vazhdojë më nga katër cent, për pesë ditë mund të arrihet aty”.

Berjani ka thënë se ka shpresë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i lëshojnë në treg rezervat e tyre të naftës.

- Advertisement -

“Kur pati nisur lufta në Irak, ish presidenti George Bush i pati vendosur rezervat në treg dhe shpresoj se njëjtë do të veprojë edhe Joe Biden. SHBA është shtet i madh”.

Ai më tej ka thënë se pavarësisht situatës, në Kosovë nuk do të ketë krizë për furnizim.

- Advertisement -

“Edhe nëse dy muaj nuk importojmë fare nuk do të kishte mungesë të naftës tek ne”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit