8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sami Lushtaku ia tregon muskujt Bakim Jasharit, i tregon kush kullet në Drenicë

Rekomandime

Sami Lushtaku, kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i është përgjigjur akuzave të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharit për pakot e shpërndara në disa fshatra të kësaj komune.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lushtaku i ka thënë Jasharait që fuqia e tij politike i pengon atij në Drenicë.

“E di mirë që të pengon autoriteti e fuqia ime politike qe e kam në Drenicë. Jam i vetëdijshëm për këtë që prej se të kemi bërë kryetar të komunës, pasi unë personalisht por edhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, t’i kemi hapur dyert e dritaret, që ti të bëhesh kryetar komune. Këtë veprim e kam bërë për nder të familjes Jashari dhe jo për ty”, ka shkruar Lushtaku.

Tutje në shkrimin e tij Lushtaku e ka akuzuar të parin e Skenderajt për ndërhyrje në zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Skendenderaj.

- Advertisement -

“Ti Bekim, që prej se je bërë kryetar komune vazhdimisht je shndërruar në një figurë prej viktime dhe përçarësi. Je munduar të ndërhysh edhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, por ty dhe secilit që ka tentuar të ndërhyjë për qëllime të ulëta, ja kam treguar vendin përmes votës së anëtarësisë. Kam fituar mbi 90% të votave si në zgjedhje të brendshme ashtu edhe në ato të komunës deri sa më je lutur që të të përkrahë ty në këtë detyrë”, ka shkruar Lushtaku.

Bekim Jashari, Kryetari i Komunës së Skenderajt, ka reaguar pas shpërndarjes së pakove në këtë komunë nga kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Jashari e ka cilësuar veprimin e Lushtakut të dhimbshme dhe jo njerëzor, shkruan Gazeta Insajderi.

“Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore. Kjo është e pafalshme dhe këtë nuk e merituan qytetarët e komunës që unë udhëheqë”, ka shkruar Jashari. /Insajderi.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit