6.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Dy ditë para ndeshjes: Tifozët anglez festojnë së bashku me kosovarët në Prishtinë

Rekomandime

Atmosferë fantastike ka filluar dy ditë para ndeshjes në mes Kosovës dhe Anglisë, ku tifozët e këtyre të fundit kanë ardhur në Prishtinë dhe po festojnë me kosovarët.

Ndeshja Kosovë-Angli, zhvillohet me 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të eliminatorëve për kualifikim në ‘Euro 2020’.

Në stadium pritet që të jenë të pranishëm 630 tifozë anglezë, aq sa ka ndarë Federata e Futbollit të Kosovës, për tifozët mysafirë.

- Advertisement -

Përveç tifozëve që do të hyjnë në stadium, në Kosovë pritet që të vijnë edhe anglezë tjerë, që ta vizitojnë vendin dhe të njihen me bukuritë e shtetit.

Tashmë një grup i tifozëve janë stacionuar në Prishtinë, ku edhe kanë nisur festën së bashku me tifozët kosovarë.

Lexues të Metros kanë dërguar fotografi të dy tifozëve anglez, me flamur të shtetit të tyre, ndërsa mbrapa tyre është fanella e Kosovës me sloganin ‘Welcome and Respect’.

‘Dardanët’ kanë bërë me dije nga fillimi se anglezët do të priten në mënyrën më të mirë, në mënyrë respekti për atë se çfarë ka bërë ky shtet për ne.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit