2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjermania nuk duron më, kancelari ndanë 100 miliardë euro për ushtrinë nga rreziku për “Përandorinë ruse”

Rekomandime

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka marrë vendim që të ndajë 100 miliardë euro për forcat e armatosura të Gjermanisë, derisa synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në dritën e pushtimit rus të Ukrainës.

- Advertisement -

Në një seancë të Kuvendit Gjerman për situatën në Ukrainë, Scholz pranoi se duhet të investojnë më shumë në lirinë dhe demokracinë e vendit.

Scholz tha se ushtria gjermane duhet të ketë “kompetenca të reja të forta”, duke përfshirë pajisje të cilat “kushtojnë shumë para”, duke shpallur fondin special prej 100 miliardë eurosh për këtë qëllim si pjesë e buxhetit të vitit 2022.

Ai shtoi se vendi do të investojë më shumë se 2% të PBB-së së tij në mbrojtje çdo vit, tani e tutje.

- Advertisement -

“Ata që lexuan shpjegimin e Putinit për historinë, ata që e kanë parë se si shpalli luftën në media, dhe më parë kisha biseduar me të për orë të tëra, kështu që nuk mund të kem asnjë dyshim se ai dëshiron të ketë një perandori ruse. Ai dëshiron të ndryshojë Evropën sipas imagjinatës së tij”, tha Scholz.

Ndryshe, Putin i ka vënë në jetë planet e tij për pushtimin e Ukrainës katër ditë më parë.

- Advertisement -

200 persona sipas shifrave të fundit zyrtare kanë humbur jetën në Ukrainë, që kur nisi lufta mëngjesin e së enjtes.

Rusia në anën tjetër, ka pësuar shumë humbje në personelin ushtarak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit