Ndërron jetë mjeku i njohur kosovar

Date:

Ka ndërruar jetë sot mjeku i njohur Zenel Kabashi.

Lajmi është bërë i ditur nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, Qendra Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B”.

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë Dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”, ka shkruar EndoMed-B në Facebook.

Kabashi ka vdekur në moshën 79 vjeçare.

Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Diplomoi në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Mjekësisë, kurse specializoi në Beograd.

Për dekada ai punoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...