Profesori Blerim Latifi, ka reaguar ndaj hoxhës shqiptar pro-rus, teksa dëgjohej duke mallkuar Ukrainën në një prej ligjëratave të tij.
Postimi i plotë i tij:
A e dëgjuat atë hoxhën nga Shkupi që mallkonte rezistencën e Ukrainës dhe i thurte elozhe agresionit rus?
Ka më shumë se 20 vite që shqiptarët, në atdhe e diasporë, janë të ekspozuar masivisht nga propaganda e horrave të tillë, të cilët, për llogari të Rusisë e Serbisë, punojnë natë e ditë për t’i çeçenizuar shqiptarët, për t’i devijuar ata nga rruga perëndimore, me qëllim që një ditë të piqen kushtet e duhura për rikthimin e tankseve serbe në Kosovë.
Ne duhet të ngrihemi dhe t’i denoncojmë e demaskojmë këta horra, këta argatë shqipfolës të armiqve të kombit shqiptar e lirisë së tij!