13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bërnabiq: Vuçiq nuk e ka zgjedh Putinin por paqen dhe interesat e shtetit serb

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, edhe një herë ka treguar servilizmin besnik ndaj shefit të saj Vuçiq, me marrjen e rolit të avokates së tij, duke u përgjigjur ish-ambasadorit të SHBA në Kosovë se “Aleksandar Vuçiq nuk ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit” por “të drejtën ndërkombëtare dhe interesat serbe”.

“Presidenti Vuçiq nuk e zgjodhi Putinin në vend të Perëndimit, as nuk fshihet pas askujt, as nuk pretendoi se i janë lidhur duart për ndonjë gjë. Ai zgjodhi ligjin dhe parimet ndërkombëtare, interesat serbe dhe paqen”, ka pretenduar Bërnabiq në Twitter pas publikimin të Philip Kosnett-it.

- Advertisement -

“Ky është lidershipi. Dhe kur bëhet fjalë për mesazhe morale – as mos filloni”, ka shkruar ajo.

Përkujtojmë se ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka theksuar se është e qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vend të Perëndimit zgjodhi presidentin rus Vladimir Putin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit