Skandaloze: Duke raportuar për Ukrainën – televizioni shqiptar e qet Kosovën si pjesë të Serbisë

0
141

Iufta Rusi-Ukrainë është bërë temë kryesore në raportimet e mediave anë e mbanë botës.

Një gjë e tillë po ndodh edhe në mediat shqiptare, si në Kosovë, ashtu edhe në rajon.

Por, një televizion në Shqipëri si duket ka bërë një gabim skandaloz gjatë raportimit për situatën në Ukrainë.

Në fotot e dërguara nga një lexues i lajmi.net, shihet se deri sa gazetarja e “ABC News” ishte duke raportuar për Iuftën në Ukrainë, në ekran shfaqet harta e Ballkanit Perëndimor, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.

Ky gabim si duket është vërejtur edhe nga gazetarja, e cila ka kërkuar nga regjia që të ndërrojë hartën e shfaqur.

Por, një gabim i tillë është përsëritur pasi që edhe në hartën e dytë, Kosova është shfaqur si pjesë e Serbisë.