Sunday, July 21, 2024

Gani Geci i ofron mbrojtje Albin Kurtit pas kërcënimit nga anëtari i Nismës

- Advertisement -
- Advertisement -

Deklarata kërcënuese e anëtarit të NISMA’s Haxhi Hoti, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka nxitur reagim edhe nga ish-deputeti i LDK-së Gani Geci.Geci, i ka dalë në krah Kurtit, duke i ofruar edhe mbrojtje për të tejkaluar këtë situatë.

“Pasi që lexova kētë shkrim dhe pasi analizova me vëmendje këtë shkrim më preku shumë ky si lloj kërcenimi po me duket prej këtij momenti unë Gani Geci edhe pse kurrë as nuk e kam përkrahur dhe as nuk e kam njohur Albin Kurtin, sepse kurrë nuk kam pas rast të pi kafe me të, por tani dua dhe mund të jem krahë i tij”, ka thënë ai.

Por nuk ka vonuar shumë, autori i deklaratës kërcënuese ku përmendet vrasja e Kurtit, është penduar dhe ka kërkuar falje publike.Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Gani Gecit, pa ndërhyrje:

Të dashur miq,

pasi që lexova kētë shkrim dhe pasi analizova me vëmendje këtë shkrim më preku shumë ky si lloj kërcenimi po me duket prej këtij momenti unë Gani Geci edhe pse kurrë as nuk e kam përkrahur dhe as nuk e kam njohur Albin Kurtin, sepse kurrë nuk kam pas rast të pi kafe me të, por tani dua dhe mund të jem krahë i tij.

- Advertisement -

Unë kurrë kurrë LDK-en as ideologjin time djathtiste nuk e ndrroj por duke e parë pozicionin e tij të ngjashëm me timin në kohën e pas luftës, nëse i duhet ndihma ime Albin Kurtit unë do t’i ndihmoja me deshirë.Menjiher duhet të reagoj prokuroria dhe shteti ligjorëMe respektGani Geci

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura