Friday, July 19, 2024

Dëshmi se “Viva Fresh Store” i detyron punëtorët të punojnë 11 orë!

- Advertisement -
- Advertisement -

IndeksOnline më parë ka raportuar që nga data 25 dhjetor në Qendrën tregtare “Viva Fresh Store” në Prishtinë punëtorët bëjnë nga 11 orë pune, shkruan IndeksOnline.


Një punëtor i kësaj qendre ( emër i njohur për redaksinë) ka dërguar dëshmi se punëtorët punojnë 3 orë më shumë këto ditë.

Sipas orarit të “Viva Fresh Store” që ka siguruar IndeksOnline thuhet se më 27.12.2019 punëtorët kanë pasur 1 orë shtesë pune.

Ndërsa në vikend dhe ditën e hënë e të martë ata do të punojnë tri orë më shumë, se sa që është e lejuar me ligjin e punës.

- Advertisement -

Pastaj, sipas njoftimit punëtorët do t’i kthehen orarit të zakonshëm.

Në bazë të Ligjit të Punës orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë. Orari i plotë i punës për të punësuarin, i cili është më i ri se 18 vjeç, nuk mund të jetë më shumë se 35 orë në javë.

Me një llogaritje të thjesht, orari i punës të kësaj qendre tregtare zgjat 53 orë për 5 ditët e fundit të vitit.

- Advertisement -

Punëtori në “Viva Fresh Store” për IndeksOnline ka treguar se ndonëse punojnë jasht orarit atyre nuk u kompensohet asgjë.

Ai ka treguar po ashtu se në qoftëse nuk paraqiten fiks në ora 07:45 rrezikon të dënohetme dy orë punë pa pagesë.

Ndërsa këtyre punëtorëve u takon një ditë pushim për festën e Vitit të Ri, më 1 janar.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura