Sot pesë muaj e mposhti Realin në Bernabeu, trajneri i bashkohet ushtrisë ukrainase

0
120

Sot pesë muaj më parë, ekipi i Sheriff mposhti Real Madridin midis “Santiago Bernabeut” me rezultat 1:2 në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

Trajner i ekipit moldav ishte ukrainasi, Yuriy Vernydub.

Ai tani i është bashkuar ushtrisë ukrainase në Iuftë kundër Rusisë, e cila po tenton ta pushtojë.

Para katër ditëve, Vernydub e udhëhoqi skuadrën e tij në play-offin e Evropa Ligës ndaj Bragas, kurse tani ka një detyrë krejt tjetër, ta mbrojë atdheun e tij.

SuImi ushtarak rus ndaj Ukrainës ka nisur të enjten.