14.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Profesori serb:” Unioni i shteteve të pavarura Serbi-Kosovë”

Rekomandime

“Profesori i Beogradit, Vlladan Kutleshiq, ka “zbuluar” një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Ai propozon unionin e shteteve të pavarura të Serbisë e të Kosovës, por që do të mbeteshin të ndërlidhura mes vete.

- Advertisement -

“Propozimi im presupozon që Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur, por ajo do të mbetej institucionalisht në lidhje me Serbinë.

Kjo do të ishte unioni doganor, që do të kishte tregun unik dhe politikën monetare unike”, ka sqaruar Kutleshiq për gazetën “Blic”.Kjo gazetë thekson se propozimi i Kutleshiqit është i pari në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën që “ka tërhequr vëmendjen” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Propozimi i tij parasheh edhe autonominë politike e territoriale për serbët në pjesën veriore të Kosovës, ku jetojnë rreth 100 mijë, ndërsa serbët që jetojnë në jug të Ibrit do të fitonin autonominë personale (kulturore, të gjuhës, informative).

- Advertisement -

Po ashtu, prona e Kishës Ortodokse Serbe dhe monumentet mesjetare serbe, sipas propozimit të tij, do të fitonin autonomi funksionale, përkatësisht ato do të qeveriseshin nga Enti Republikan i Serbisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës ose nga një organ në “Kosovë e Metohi” që do të paguhej nga Serbia.

“Blic” thotë se presidenti Vuçiq kohë më parë publikisht e ka veçuar propozimin e Kutleshiqit.“Jam i befasuar nga ajo që ka thënë. Po ta kishim atë mendësi para 10, 15 ose 20 vjetësh, disa gjera do të ishin ndryshe”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Kutleshiq sqaron se Kosova do të merrte karrige në Kombet e Bashkuara, por Serbia do të nënshkruante marrëveshje detyruese se në organizatat ndërkombëtare nuk do të mund të votonin kundër njëra tjetrës, thuhet në shkrim.

Një pjesë e propozimit të tij është që zgjidhja përfundimtare të miratohej në një konferencë ndërkombëtare, në të cilën do të merrnin pjesë SHBA,Kina, Rusia, Gjermani, Franca, që do të ishin edhe garantues të saj.

Serbia do të detyrohej të kërkojë nga Brukseli garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse do të nënshkruhej një marrëveshje e tillë, i ka thënë Kutleshiq.

Sipas publicitetit që i është dhënë këtij propozimi në opinionin serb, duket qartë se është pëlqyer si një “zbulim” i padëgjuar deri më tash në qarqet serbe, duke harruar se shqiptarët nuk janë aq naivë sa të pëlqejnë kurthe të tilla, por mbi të gjitha se Kosova tashmë është shtet i pavarur e sovran, i pranuar ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të botës, nga ato më të fuqishmet, një garancë se Beogradi nuk vendos më për fatin e saj as të shqiptarëve që jetojnë në të”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit