Në pritje të një raundi tjetër bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës, forcat ruse kanë sulmuar një administratë e cila ndodhet në qendër të Kharkivit.
Sulmi me raketa ka ndodhur në administratën rajonale të Kharkiv, sipas një videoje të postuar në Twitter.
Në pamje shihet, ndërtesa duke shpërthyer në flakë, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi.
Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pasur luftime të ashpra dhe bombardime të shumta ajrore gjatë ditëve të fundit. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
Barbaric Russian missile strikes on the central Freedom Square and residential districts of Kharkiv. Putin is unable to break Ukraine down. He commits more war crimes out of fury, murders innocent civilians. The world can and must do more. INCREASE PRESSURE, ISOLATE RUSSIA FULLY! pic.twitter.com/tN4VHF1A9n
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 1, 2022