10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Punëtori ukrainas fundos superjahtin luksoz të bosit të tij rus, me vlerë 7.7 milionë dollarë si shenjë hakmarrje për Iuftën

Rekomandime

Një marinar ukrainas fundosi superjahtin luksoz të shefit të tij rus me vlerë 7.7 milionë dollarë, në Spanjë, duke e akuzuar atë se po i shiste armë Vladimir Putinit.

Jahti, i quajtur Zonja Anastasia, është në pronësi të biznesmenit Alexander Mijeev.

- Advertisement -

Mijeev është pronar i Rostec, një firmë që furnizon me armë shtetin rus.

Detari ukrainas, i identifikuar si Taras Ostapchuk, u përpoq të fundoste varkën prej e shefit të tij në Majorka duke e përmbytur dhomën e motorit të saj, sipas Majorca Daily Bulletin

- Advertisement -

Kryeinxhinieri – i cili kishte punuar në anije për më shumë se një dekadë – hapi një valvul në dhomën e motorit dhe një të dytën ku jetonte ekuipazhi përpara se t’u thoshte tre punëtorëve, gjithashtu ukrainas, që të hidheshin nga anija.

Ai mbylli edhe energjinë elektrike dhe mbylli valvulat e karburantit.

- Advertisement -

Jahtit i ka mbetur njëri motor i shkatërruar.

55-vjeçari ukrainas të dielën u nxor para gjykatës për veprimin e tij, por refuzoi të pendohej. “Nuk pendohem për asgjë që kam bërë dhe do ta bëja përsëri. ”

I arrestuar për fundosjen e pjesshme të jahtit luksoz në Port Adriano, ai pranoi plotësisht faktet e çështjes dhe mori përgjegjësinë totale për atë që kishte ndodhur. Kur Guardia Civil mbërriti në Port Adriano të shtunën, ai u dorëzua dhe u tha oficerëve: “Shefi im është një kriminel që shet armë që vrasin popullin ukrainas”. Alexander Mijeev është CEO i Rosoboronexport, një kompani ruse e armëve ushtarake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit