Banorët e Hong Kongut po përgatitën për një bllokim në mbarë qytetin, duke zbrazur supermarketet dhe farmacitë, edhe pse lideri i tyre u bëri thirrje për qetësi dhe apeloi që publiku të mos shqetësohet për një plan të detyrueshëm të testimit masiv për COVID-19.
Testimi masiv për 7.4 milionë banorët e qytetit është vendosur të bëhet gjatë nëntë ditëve duke filluar nga gjysma e dytë e marsit, raportoi South China Morning Post (SCMP), duke cituar një burim të paidentifikuar.
Lajmi ngjalli shqetësime se shumë njerëz do të detyrohen të izolohen dhe familjet do tw duhet tw ndahen varësisht nga rezultati i testit.
Të martën, udhëheqësja Carrie Lam i bëri thirrje publikut “të mos bien pre e thashethemeve për të shmangur frika e panevojshme që të nxitet”, duke thënë se furnizimi me ushqime dhe mallra mbetet normal.
“Nuk ka nevojë që publiku të shqetësohet, ata duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i kushtojnë vëmendje informacionit të shpërndarë nga qeveria në mënyrë që të mos mashtrohen nga thashethemet,” tha Lam në një deklaratë.