8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Babai nga Kosova gjen të bijat që i humbën pas reshjeve në Gjermani

Rekomandime

Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për gjetjen e dy vajzave kosovare pas përmbytjeve në Gjermani.

- Advertisement -

Babai shqiptar Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti t’i përqafojë sërish vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishin shpëtuar me helikopter.

Shefik Hyseni nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes.

Hyseni tha për BILD: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!”.

- Advertisement -

Por kur ai arriti nuk kalonte dot më – uji ishte kudo!

“Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”, tha ai.

- Advertisement -

Krejt i dëshpëruar, punëtori priti tërë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi si kurrë: Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit