13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Sami Lushtaku për Donika Gërvallën: Veç e Jusuf Gërvallës nuk mund të jetë

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se Donika Gërvalla-Schwarz, veç e Jusuf Gërvallës nuk mund të jetë.

- Advertisement -

Mbrëmë në T7, Sami Lushtaku është pyetur për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, rreth deklaratave për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se me këto deklarata, Donika Gërvalla, veç e Jusuf Gërvallës nuk mund të jetë.

“Unë nuk e di e kujt është kjo zonja Gërvalla. Kjo veç e Jusuf Gërvallës nuk mund të jetë. Ky është mendim i jemi edhe hiq nuk mund ta besoj që vajza e një patrioti, nëse është e tij, me dalë me shpif dhe me folë gjëra tepër të rënda për UÇK’në”, ka thënë Lushtaku.

- Advertisement -

Tutje ai ka thënë se deklaratat e saj për UÇK’në, kanë qenë gabim dhe të pavend.

“Është shumë gabim që të drejtohet gishti nga ushtarët e UÇK’së, për vrasjet e pasluftës”, ka thënë Lushtaku në lidhje me deklaratat e Gërvallës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit