LIVE: Dita e shtatë e agresionit rus, granatime në qytetin Kharkiv – ushtria ukrainase i shkakton humbje të mëdha forcave ruse

0
100

Në ditën e shtatë, ukrainasit po vazhdojnë të përballen agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka shkruar në Twitter sot se ka “koordinuar veprimet” me kryeministrin britanik Boris Jonhson.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se delegacioni rus do të jetë “te vendi”, për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën – duke mos dhënë detaje shtesë për lokacionin apo formatin e bisedimeve.

Punonjësit e centralit bërthamor bllokojnë rrugët me kamionë e traktorë – që forcat ruse të mos kalojnë

Qindra punonjës dhe banorë lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt centralit bërthamor në juglindje të qytezës Enerhodar, derisa trupat ruse po avancojnë në atë rajon.


Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II pritet të paraqes kërkesën për falimentim

Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II pritet të paraqes kërkesën për falimentim
Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II njofton se pritet të paraqes kërkesën për falimentim, pas sanksioneve ndërkombëtare ndaj agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainës.

Po ashtu, gazsjellësi ka shkarkuar të gjithë punëtorët e saj në Zvicër, shkruan Telegrafi.

Nord Stream II është një tubacion – në vlerë prej 11 miliardë dollarësh – i projektuar për dërgimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik.

Alexei Navalny nga opozita ruse dhe njëherit kritik i ashpër i Vladimir Putinit, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në Twitter – ku u bënë thirrje demonstruesve në mbarë Rusinë që të vazhdojnë të protestojnë kundër invazionit rus në Ukrainë.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.