13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Këshilltari i Kurtit vjen me një paralajmërim

Rekomandime

Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, ka thënë se “mafia dhe shfaqjet e saj partiake, mediatike dhe biznesore janë bërë bashkë kundër Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se ata mezi po presin të thonë se “iku dita, u kthye nata”.

- Advertisement -

Por, Zaimi ka paralajmëruar se përtej dallimeve dhe partive, poplli është bërë me Kurti e me Lëvizjen si kurrë ndonjëherë.

Sipas tij, asnjë njeri i ndershëm nuk i mbështet hajnat dhe krimin.

Postimi i Zaimit në Facebook:

- Advertisement -

E gjithë mafia dhe shfaqjet e saj partiake, mediatike dhe biznesore janë bërë bashkë për të shpëtuar veten. Kanë hyrë all-in, me çdo mjet e metodë, kundër Vetëvendosjes, kundër aktivistëve, kundër Albin Kurtit, kundër çdo drejtësie që meriton ky popull.

Mezi presin të thonë: iku dita, u kthye nata.

- Advertisement -

Por populli, përtej dallimeve, madje përtej partive, është bërë me Albinin e me Lëvizjen si kurrë ndonjëherë. Pse? Sepse njerëzit panë drejtësi, punë dhe sinqeritet, të cilat kishin menduar se nuk ekzistonin më.

Asnjë njeri i ndershëm nuk i mbështet hajnat dhe krimin. Me hajna nuk ka shtet, as të ardhme, as jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit