LAJMI I FUNDIT: Dëgjohen shpërthime të mëdha në Kiev

    0
    74

    Shpërthime të mëdha janë dëgjuar në Kiev në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte

    Kievi vazhdon të jetë i rrethuar nga ushtria ruse, derisa deri me tani kryeqyteti ukrainas ka arritur që ta ndal pushtimin rus.

    Sonte, në orët e para të mëngjesit, siç njoftojnë mediat nga atje, janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme.

    Pas mesnatës, fillimisht ishin lëshuar sirenat e alarmit për evakuim në Kiev mandej pas orës dy agjencitë e lajmeve si Nexta dhe The Specator Index sollën video nga shpërthimet.

    Gazetari i CBS News ishte duke raportuar nga Kievi kur papritur pas tij u ndriçua qyteti nga shpërthimi.