5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zemaj kundër që Vjosa të propozohet nga VV’ja, tregon nëse do ta votonte për presidente

Rekomandime

Ministrit në detyrë i Shëndetësisë dhe zyrtar i LDK’së, Armend Zemaj ka thënë se çështja e zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente dhe përkrahja nga partia e tij varet se nga kush vije ajo, nga VV apo Lista Guxo.

- Advertisement -

‘’Nuk mund të them më shumë se sa ka thënë Abdixhiku. Gjërat diskutohen në mbledhjen e nesërme të Këshillit të partisë. Në raportet politike unë i nënshtrohem verdiktit të partisë. Duhet ta kemi të qartë se si është kërkesa, sepse Vjosa Osmanin po e apostrofon si emër. Duhet të kemi për baza një presidenti unifikues, të pavarur. Cështja e presidentit i kalon ato të Qeverisë dhe Kuvendit’’, ka thënë ai në DPD.

‘’Duhet të pyeten të gjithë, të merren opinionet pro dhe kundër. E para kush e propozon Vjosën. Nëse ata (VV) pretendojnë që t’i kenë tri pozitat, janë shumë mekanizma që ne duhet t’i shqyrtojmë. Nëse adresohet si Guxo, është komunikim tjetër me LDK’në’’.

‘’Për Vjosën me më thirrë ditën – natën, jam i gatshëm t’i përgjigjem, e në aspektin e votës, i nënshtrohem verdiktit të LDK’së’’, shton Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit