2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shqipëria posedon një “qytet nëntokësor” që mund të strehojë 30 mijë persona

Rekomandime

Qindra vendstrehime janë përshtatur në pallatet e Kukësit gjatë kohës që janë ndërtuar në regjimin komunist.

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, qytetarët e Kukësit kanë kthyer sërish vëmendjen ndaj këtyre vendstrehimeve, disa prej të cilave janë mbyllur, ndërsa të tjerë janë kthyer në magazinë të individëve të caktuar.

- Advertisement -

Të njëjtin mendim ndan edhe Hakik Visha, ish-drejtues i punimeve të vendstrehimeve dhe tuneleve nëntokësore të ndërtuara në Kukës.

Por Kukësi përveç vendstrehimeve në pallate ka edhe të ashtuquajturin qytet nëntokësor, i cili është ndërtuar 30 metra nëntokë, i llogaritur për të strehuar 30 mijë persona për një periudhë prej më shumë se 6 muajsh.

- Advertisement -

Pozita gjeografike e Kukësit si qytet kufitar me ish-Jugosllavinë e dikurshme duket se ka diktuar ndërtimin e këtyre fortifikimeve, por që tani qytetarët po kërkojnë që të paktën të ruhen dhe të jenë funksionale.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit