12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rusia fajëson ukrainasët për sulmin në centralin bërthamor: E kishim nën kontroll që nga 28 shkurti

Rekomandime

Ministria e mbrojtjes e Rusisë po tenton të fajësojë diversantë ukrainas për sulmin e ndodhur në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, raporton The Guardian.

Përderisa Ukraina deklaroi se forcat ruse sulmuan fabrikën në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh pranë, në një incident që provokoi dënimin ndërkombëtar të Moskës, një javë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

- Advertisement -

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin rus që nga 28 shkurti, raportoi Reuters.

Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz,” citohet të ketë thënë zëdhënësi Igor Konashenkov.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje drejtpërdrejt rusëve që të organizojnë protesta për kapjen e infrastrukturës së energjisë bërthamore nga trupat ruse në Ukrainë.

- Advertisement -

“Popull rus, dua t’ju bëj thirrje: si është e mundur kjo? Në fund të fundit, ne Iuftuam së bashku në 1986 kundër katastrofës së Çernobilit, “tha ai në një fjalim televiziv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit