13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kërkuan ndihmën e Thaçit për rrëzimin e Hotit, vijnë akuza të rënda ndaj VV-së: Ja skenari që po përgatitet

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë kundër takimit të së Enjtës në Bruksel, takim ky që do të zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’. Për diçka të tillë mendoj se parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”, ka thënë Thaçi.

E pas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar ndihmën presidentit Thaçi, në mënyrë që të arrijnë ta rrëzojnë Avdullah Hotin nga posti i kryeministrit.

“Ne sa po e pa deklaratën e presidentit, dhe kemi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. I bëjmë thirrje presidentit së pari që të tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet e prillit 2013 dhe asaj të 2015 pastaj të fton partinë e tij PDK-në që të nënshkruaj mocionin për rrëzimin e qeverisë, dhe vazhdojmë tutje për mbrojtjen interesave të Kosovës dhe kundër krijimit të Asociacionit të komunave serbe”, deklaroi deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.

- Advertisement -

E duke folur lidhur me këto zhvillime, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Vetëvendosjes.

Ai ka treguar edhe arsyem pse mund të behët bashkë Lëvizja Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

ImageNexhat HaziriFOTO GALERI

“Shihet se LVV-ja do i shfrytëzon të gjitha mjetet dhe mundësitë për të ardhur në pushtet, duke mos përjashtuar edhe koalicionin me PDK-në, për të cilën thotë se akoma ka vija të kuqe. Dhe tani shihet qartë se ky subjekt politik nuk e ka hallin e Kosovës, nuk është as çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që i brengos shumë albinistët, përveç që mund ta marrin si pretekst, por është rivaliteti politik dhe motivi i vetëm i tyre është rrëzimi i qeverisë Hoti dhe hakmarrja ndaj LDK-së, dhe kjo mund ti bëjë bashkë LVV-në me PDK-në”, ka thënë Haziri për “Bota Sot”.

“Është interesante se sa herë Kosova fillon të ketë një stabilitet politik dhe të filloj të konsilidohet si shtet, është një lloj frikë që i bën bashkë LVV dhe PDK-në, sikur gjatë periudhës së qeverisjes së ish-Kryeministrit Isa Mustafa”, shprehet më tej Haziri.

Sipas tij, ekziston një skenar nga Vetëvendosje për destabilizimin e Kosovës.

“Sa i përket mundësisë së votimit të Thaçit nga LVV-ja për një mandat të dytë si president, nëse PDK-ja ia plotëson “dëshirat” partisë së Albin Kurtit, e shohë të pamundshme, për arsyen se z. Thaçi nuk do ta ketë mundësinë që të kandidoj edhe për një mandat si President i Kosovës, pasi tashmë ai është një nga ata që iu ka ngritur aktakuza dhe kjo pritet vetëm të vërtetohet nga gjykatësit e Gjykatës Speciale për krime lufte. Krejt në fund, ky është një skenar ogurzi që po provohet nga LVV-ja për ta destabilizuar vendin në prag të shpalljeve të aktakuzave të reja nga Gjykata Speciale dhe pritjes së arrestimeve të të akuzuarve, dhe pjesë e këtij skenari është edhe vet PDK-ja”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit