10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Qytetari mashtrohet nga dy persona dhe i vidhet vetura BMW-X5, të njëjtit shkaktojnë aksident

Rekomandime

Një qytetar është mashtruar sot, duke iu marrë vetura e cila më pas u aksidentua.

- Advertisement -

Rreth orës 15:35 në rrugën ‘Hoxhë Hasan Tahsini-Mitrovicë’,dy persona të dyshuar G.B-1997 dhe E.O-1991 e kanë mashtruar një qytetar duke ia marrë automjetin e tipit BMW-X5 dhe kanë ikur me të në drejtim të veriut.

“Të dyshuarit në Zveçan kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e lartcekur”, u tha nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës për Indeksonline.

Gjithashtu u theksua se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit