15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Arianit Koci: Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti, por ja kurthi që po i përgatitet Kurtit

Rekomandime

Avokati Arianit Koci, thotë se Albin Kurti që nga shtatori i këtij viti do të bëhet kryeministër.

Koci përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Albini mund të mos e lejojnë të kandidojë në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, mund të mos e lejojnë me kritere të vendosura gabimisht të bëhej edhe kryeministër, por shton se, vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.

- Advertisement -

Ai shton se, nëse fiton LVV dhe vendosë që Albini të jetë kandidati për kryeministër, atëherë çështja mund të dërgohet në kushtetuese.

E këtu sipas tij edhe është kurthi eventual.

Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti. Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër”, shkruan avokati.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti

- Advertisement -

– Albinin mund të mos e lejojnë në këtë fazë të kandidoj në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, e duke e mos e marrë parasysh Kodin Penal në një çështje penale;

– Albinin mund më pastaj, me kritere të vendosura gabimisht, të mos e lejojnë edhe të bëhet kryeministër, duke u thirrur në arsye morale: “si mund të jesh i përshtatshëm për kryeministër, kur nuk je i përshtatshëm për deputet, e deputetët duhet të të votojnë?”.

Por, proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.

Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese.

Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale.

Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti.

Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit