9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Antarësimi i Kosovës në NATO, Serbia kërcënon me ndërhyrje ushtarake

Rekomandime

Serbia ndihet e kërcënuar nga shprehja e dëshirës së Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO. Sipas ministrit të Brendshëm Vulin kjo do të nxiste provokime të cilat do ta detyronin Beogradin të ndërhynte ushtarakisht.

Disa ditë pasi Kosova bëri thirrje për anëtarësim në NATO, Serbia thotë se akti kërcënon Serbinë dhe do ta detyronte vendin t’i përgjigjej ushtarakisht.

- Advertisement -

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, i cili pretendon se anëtarësimi është i pamundur edhe proceduralisht.

“Anëtarësimi i Kosovë në paktin e NATO-s është kërcënim për Serbinë me konfrontim të armatosur dhe asgjë tjetër. Anëtarësimi nënkupton anulimin e Rezolutës 1244, shfuqizimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja, por edhe detyrimin e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që të mbrojnë integritetin e tyre territorial të anëtarëve të sapo pranuar siç thuhet në nenin e 5 të traktatit” tha Vulin, citon agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Ministri pretendoi se nëse Kosova do të anëtarësohej në NATO, qeveria do të ndërmerrte sulme ndaj serbëve në veri të vendit dhe do të provokonte konflikte me Beogradin.

- Advertisement -

Vulin: A dyshon dikush se Kurti do të hezitonte të ndërmerrte një sërë sulmesh ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe të provokonte konflikte që të detyronin Serbinë të futej ushtarakisht për të mbrojtur popullin e vet?!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit