13.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Zyrtari i PDK-së, e bën për ‘spital’ vëllaun e Kryetarit të Degës së LDK-së

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar nga një aktivist i PDK-së në Mitrovicë, vëllai i kryetarit të degës së LDK-së, në këtë komunë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga LDK kanë thënë se është sulmuar Fidan Kamberi, arsimtar i shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

- Advertisement -

LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se nga sulmi i njejti ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

LDK-ja kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. LDK-ja kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla”, shkruhet në njoftim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit