-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Putin: Po shtohen mercenarët shqiptarë në Ukrainë

Rekomandime

Rusia tenton sërish të përfshijë Ballkanin në Iuftën në Ukrainë.

Kësaj here ka qenë vetë presidenti Vladimir Putin që pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në Iuftë.

- Advertisement -

“Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, Iuftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në Iuftimet në Siri”, shprehet presidenti Putin.

Këtë shqetësim ia përcolli kancelarit gjerman, Olaf Schoz, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike që ka zgjatur një orë. Pika e vetme e diskutimit ka qenë Iufta në Ukrainë.

Putin i tha kancelarit gjerman se mbi 6 mijë shtetas të huaj po mbahen peng dhe po përdoren si mburojë njerëzore nga radikalët, teksa i bëri thirrje Perëndimit që të punojë për lirimin dhe largimin e tyre nga Ukraina.

- Advertisement -

Presidenti rus njoftoi se delegacionet e Moskës dhe të Kievit do të zhvillojnë raundin e tretë të negociatave për paqe gjatë fundjavës. Megjithatë Moska nuk heq dorë nga kërkesat e saj që Ukraina të mbesë neutrale, të denazifikohet, të çarmatoset, të pranojë pavarësinë e Luhansk dhe Donetsk dhe që Krimea është territor i Rusisë.

Putin i ka rreshtuar Schoz sërish arsyet e tij për nisjen e asaj që e konsideron “operacion special ushtarak” duke theksuar se po bëhet për të mbrojtur popullatën në Donbas. Gjithashtu i ka shpjeguar qëllimet që dëshiron të përmbushë Rusia me këtë Iuftë.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, kancelari gjerman i ka bërë thirrje Putin që të ndërpresë menjëherë aktet armiqësore në Ukrainë dhe të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare. Schoz ka shprehur shqetësim të thellë për vazhdimin e Iuftimeve dhe viktimat në popullatën civile.

Putin kundërshtoi duke theksuar se ushtria ruse po tregohet e kujdesshme në këtë drejtim duke kursyer jetët e civilëve në Ukrainë dhe akuzoi qeverinë e Kievit për informata false. /A2CNN

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit