-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Alarmojnë autoritetet ukrainase: Pas humbjeve të mëdha të Rusisë, po kurdiset një strategji e tmerrshme

Rekomandime

Autoritetet ruse kanë shpërndarë një njoftim, ku flasin për një plan të Rusisë që t’i sulmojë disa lagje të banorëve të saj.

Këshillit Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë se, pasi Rusia ka pësuar humbjen ushtarake, po përgati një skenar të mundshëm, për sulmimin e lagjeve të banuara me rusë, ashtu që sulmi më pas t’i mveshet ushtrisë ukrainase.

- Advertisement -

“ Pasi po përballen de facto me humbjen e forcave ushtarake, që hynë në Ukrainë, autoritetet ruse po përgatitën për një skenar të mundshëm, për t’i sulmuar disa lagje të banuara, në disa qytete ruse afër kufirit të Ukrainës, dhe më pas ta akuzojnë ushtrinë ukrainase se i kreu”, thuhet në postiminn e Këshillit të shpërndarë në Tëitter.

Sot është dita e 11-të prej kur forcat ruse kanë hyrë në territorin e Ukrainës, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Edhe më tutje, ukrainasit po rezitojnë, duke e mbrojtur vendin e tyre. Rezistenca duket si ia ka prishur matematikat presidentit rus, për pushtimin e Ukrainës.

Ndërkaq, përgjatë këtyre ditëve kanë nisur negociatat mes palës ukrainase dhe asaj ruse. Liderë botërorë, po ashtu, janë angazhuar për ndërmjetësim.

- Advertisement -

Putin sot ka folur me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Pas bisedave, Kremlini ka thënë se Rusia nuk e ndal Iuftën, derisa kërkesat e saj të plotësohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit