4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Qeveri në mërgim”, zbulohet plani i SHBA-së dhe BE-së për Ukrainën

Rekomandime

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar se si Perëndimi do të mbështeste një qeveri në mërgim të drejtuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nëse duhet të largohej nga Kievi. CNN shkruan se këtë gjë e kanë bërë të ditur disa zyrtarë perëndimor, të cilët theksuan se diskutimet janë vetëm paraprake dhe nuk është marrë asnjë vendim.

Diskutimet kanë variuar nga mbështetja e Zelensky-t dhe zyrtarëve të lartë ukrainas në një lëvizje të mundshme në Lviv në Ukrainën perëndimore, tek mundësia që Zelensky dhe ndihmësit e tij të detyrohen të largohen nga Ukraina dhe të krijojnë një qeveri të re në Poloni.

- Advertisement -

Zyrtarët perëndimorë gjithashtu kanë qenë të kujdesshëm për të diskutuar drejtpërdrejt me Zelenskyn për një qeveri në mërgim, sepse ai dëshiron të qëndrojë në Kiev. Dhe deri më tani kanë refuzuar bisedat që fokusohen në çdo gjë tjetër përveç nxitjes së Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, thanë dy diplomatë perëndimorë. Ata shtuan se ka pasur diskutime rreth dërgimit të një ose më shumë anëtarëve të qeverisë së Zelensky në një vend të jashtëm ku mund të krijohet një qeveri në rast se Kievi bie dhe Zelensky nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të largohet.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë ose në një tjetër, dhe unë do ta lë me kaq,” tha sekretari i Shteti Antony Blinken.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë besuan në ditët e mëparshme të luftës se transferimi i Zelensky në Lviv mund të ishte i realizueshëm, sepse nuk ishte e qartë nëse Rusia do të synonte Ukrainën perëndimore. Por tani duke pasur parasysh përshkallëzimin dramatik të Rusisë gjatë disa ditëve të fundit kundër objektivave civile anembanë Ukrainës ata nuk janë aq të sigurt se Rusia do të kursejë ndonjë centimetër të territorit ukrainas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit