8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pakistani i përgjigjet Perëndimit për ti vënë sanksione Rusisë: Mos jemi skllevërit tuaj

Rekomandime

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i është përgjigjur një letre të përbashkët të mbërritur në adresë të tij nga krerët e 22 misioneve diplomatike, të cilët i kërkonin që të dënonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Çfarë mendoni se jemi? Mos jemi skllevërit tuaj, që do të bëjmë gjithçka thoni? Dua t’i pyes ambasadorët e Bashkimit Europian: a ia keni dërguar këtë letër Indisë?”, tha Khan në një miting politik të dielën, për të vënë në dukje se edhe fqinji i tij, sikurse Pakistani, abstenoi në votimin e rezolutës në OKB që dënonte agresionin rus. Khan tha gjithashtu se Bashkimi Europian nuk kishte dënuar veprimet e Indisë në Kashmir, një krahinë malore për të cilën India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy Iuftëra.

- Advertisement -

Khan ishte kreu i parë i një shteti që u shfaq në publik me Vladimir Putin më 24 shkurt, pak orë pasi Presidenti rus kishte urdhëruar futjen e trupave të tij në Ukrainë. Disa ditë më vonë, Khan tha se vendi i tij do të importojë rreth 2 milionë tonë grurë nga Rusia dhe do të furnizohet me gazin e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit