Presidentja Vjosa Osmani u është bashkuar qytetarëve të cilët u mblodhën në kryeqytet për t’u solidarizuar me popullin e Ukrainës dhe për të protestuar kundë Iuftës që Rusia e ka nisur që nga 24 shkurti.
Osmani e quajti presidentin rus diktator dhe krimineI Iufte.
“Natyrisht që ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës në këto momente na rikthen kujtimet e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetar të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nga regjimi gjenocidial i Serbisë. Prandaj edhe jemi bashkuar botës demokratike jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për KRlMET qe po i kryen krimineIi i Iuftës, diktatori Putin”, tha Osmani.
Presidentja tha se beson që është e bindur që do të triumfojë liria dhe demokracia. E rëndësishme, tha ajo, është se zëri i ukrainasve po dëgjohet në çdo kënd të botës.
“Institucionet tona kanë treguar gatishmëri që të gjitha ato kapacitete që i kemi dhe që kanë ndërtuar në ndërkohë për pritjen e refugjatëve nga Ukraina t’i shfrytëzojmë. Kosova ka treguar gatishmëri për t’i dhënë mbështetje dhe mikpritje edhe gazetarëve nga Ukraina në mënyrë që ata jo vetëm të vendosen në Kosovë por edhe të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre nga një vend të sigurtë”, tha Osmani.