19.8 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Cilat janë tre shtetet e NATO-s që kanë më së shumti ushtarë në Kosovë?

Rekomandime

Në dritë të zhvillimeve të fundit, nga KFOR-i, në një përgjigje për Gazetën Express, ndër të tjera, tregojnë edhe për kapacitet e tyre në Kosovë. Sa është numri i përgjithshëm dhe nga sa ushtarë kanë këtu shtetet e NATO-s

Njëzet e tetë shtete – anëtare ose partnere të NATO-s – kanë ushtarët e tyre në Kosovë, të angazhuar në KFOR, misionin paqeruajtës, të vendosur në Kosovë që nga qershori i vitit 1999.

- Advertisement -

Prej atëherë, numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë ka ndryshuar. Një zyrtar i KFOR-it ka treguar se në Kosovë janë mbi 3700 ushtarë, sipas të dhënave të shkurtit të këtij viti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numër të ushtarëve, të angazhuar në Kosovë. Kanë 635 sosh.

Menjëherë pas SHBA-së, vjen Italia, e cila ka 628 ushtarë. Shteti i tretë me numrin më të madh të trupave në Kosovë është Hungaria. Janë 469 hungarezë, të cilët shërbejnë në Kosovë.

- Advertisement -

Pak më shumë ushtarë kanë edhe Turqia, Polonia e Austria, ndërsa shtetet e tjera kanë të angazhuar disa dhjetëra sosh. Gjermania, për shembull, ka 70 ushtarë në Kosovë, ndërsa Britania e Madhe, 37.

Ndërkaq, Ukraina, e cila në territorin e vet po e lufton Rusinë, ka në Kosovë 40 ushtarë – si shtet partner i NATO-s.

- Advertisement -

Shqipëria ka 25 ushtarë në Kosovë, Mali i Zi një, e Maqedonia e Veriut ka 64.

Ndryshe, pas situatës në Ukrainë, në Kosovë ka nisur një kampanjë për të kërkuar hapjen e rrugës për anëtarësim në NATO. Diçka të tillë ka kërkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit