Vdes ish-trajneri i Manchester Unitedit

    0
    87

    Ka ndërruar jetë sot ish-trajneri i Manchester Unitedit, Frank O’Farrell. Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez.

    Manchester United bëri të ditur se O’Farrell ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

    “Jemi thellësisht të pikëlluar pasi mësuam se ish-trajneri ynë, Frank O’Farrell, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit nga “Old Trafford”.

    Irlandezi kishte udhëhequr “Djajtë e Kuq” për një vit, 1971/72.

    Përveç Manchester Unitedit, Fran O’Farrell kishte udhëhequr edhe dy skuadrat tjera angleze, Leicester City e Cardiff City.