Mediumi gjerman: Kosova, një nga vendet ku mund t’i dërgohen avionët ushtarakë Ukrainës

0
241

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ofertën e Polonisë për t’i dërguar disa avionë ushtarakë të tipit MIG-29 nga epoka e drejt Ukrainës përmes një baze ushtarake amerikane në Gjermani.

Megjithatë, mediumi gjerman Tagesschau, ka bërë të ditur se Kosova është një nga vendet e mundshme që është përmendur si opsion që t’i bartin këtë lloj të avionëve ushtarakë deri në Ukrainë. Siç shton mediumi, një kërkesë e këtillë nuk është bërë ende publike.

Nga Pentagoni kanë thënë se propozimi që kjo seri e avionëve ushtarakë të niset nga bazat ushtarake të SHBA-së në Gjermani ka ngritur “shqetësime serioze” për gjithë NATO-n.

Ministria e Punëve të Jashtme polake bëri të ditur në mbrëmjen e së martës se qeveria ishte e gatshme të zhvendoste të gjithë avionët luftarakë MiG-29 në bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së Ramstein në Gjermani menjëherë dhe pa pagesë. Kësisoj, këta aeroplanë do të mund të përdoreshin nga pilotët ukrainas, për dyluftimin me forcat ruse.

Autoritetet kosovare nuk janë deklaruar asnjëherë rreth kësaj çështjeje, deri më tani.