I’u bashkun Iuftës kundër rusisë, dy ish – deputetët ukrainas humbin jetën në betejë

0
121

Dy ish-deputetë të Ukrainës kanë humbur jetën gjatë luftës në Ukrainë, që këtë të Enjte shënon ditën e pesëmbëdhjetë.

Në betejën afër Kievit, humbi jetën Alexander Marchenko, i cili i ishte bashkuar forcave të ukrainës.

Edhe ish-deputeti Eugene Deidei, i cili raportohet se ishte bashkuar Iuftimeve, humbi jetën.

Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij në rrjetet sociale, ndërsa rrethanat nuk bëhen me dije.

“Unë të dua shumë, do të të dua deri në vdekje dhe do të mbetem gruaja jote përgjithmonë”, shkroi ajo.

Eugene Deidei lindi në 1987 në Reni, rajoni i Odessa-s. Në vitin 2004, ai mori pjesë në protesta gjatë Revolucionit Portokalli.