23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Abazi: Haradinaj po bën debat për gazin amerikan me qëllim që të shesë tokat rreth mihjeve të qymyrit

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se diskutimi për gazsjellësin amerikan po shfrytëzohet për qëllime të tjera.

Ai tha se asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se qasja e Kosovës karshi gazsjellësit është problematike.

- Advertisement -

“Puna e diskutimit të gazit është bërë pothuajse një vorbull brenda të cilit tentohet gjatë gjithë kohës të realizohet një qëllim krejt tjetër nga adresimi i çështjes së sektorit energjetik dhe duhet të përfundohet

“AAK-ja po duket që sikur të mos jetë mbrojtësja e interesit amerikan Amerika do të hynte në një recesioni të thellë dhe të pakthyeshëm. Sikur qytetarët e Kosovës nuk e dinë mirë se cili është raporti me SHBA-të, kështu që do t’iu bëja lutje që këtë debat mos ta shtroni në këtë formë sepse përzihen çështjet deri në atë masë sa dalim qesharakë dhe duket sikur po bëjmë hajgare me qytetarët e vendit duke tentuar që çdo gjë me paraqit në një formë të ndarjes së dashurisë së Amerikës kundrejt marrëdhënies dhe partneritetit me SHBA-të. Asnjë zyrtar i vetëm i SHBA-së asnjëherë në asnjë moment nuk e ka cilësuar çështjen e gazit problematike, prandaj thuajini qytetarëve të vërtetën dhe jo interesat që fshehën prapa projekteve”.

Ai tha se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj se po bën debat për gazsjellësin amerikan i shtyrë nga një njeri në MCC.

- Advertisement -

Madje, ai e ka akuzuar Haradinajn se ka për qëllim që të shesë tokat rreth mihjeve.

“Që 17 vjet është tentuar të ndërtohet një termocentral qymyri me financa private. Ju Haradinaj keni udhëhequr procesin e nënshkrimit të marrëveshjes me ContourGlobal i cili e vendos Kosovën në pozitën më të vështirë të tranzicionit energjetik. Keni bërë marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit dhe atë për blerjen e energjisë e cila trefishon koston e energjisë elektrike po të zbatohej. Kjo do të thotë se nuk është brengosje për qytetarët, por brengosje për përfitimet. Përfitime të atyre që kanë blerë toka rreth mihjeve të qymyrit që një ditë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, ato toka të shiten te operatori i termocentralit. Tregoni qytetarëve pse po doni në vazhdimësi me përdor Amerikën për të mbuluar interesin privat dhe përfitimet e grupeve klanore? Tokat që janë blerë në pjesën e mihjeve të qymyrit janë toka që ju pritni t’i shitni në formën e eksploatimit. Keni një njeri në MCC që po ju shtyn që të krijoni debat të panevojshëm dhe të kotë që s’ka të bëjë asgjë me Amerikën, por ka të bëjë me ju dhe interesin e juaj personal”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit