Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19.
Si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person.
Ndërkaq janë shëruar 55 pacientë.
Numri i rasteve aktive është 812 .
Njoftimi i plotë:
10 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 816.842 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.
Në total numri i rasteve aktive është 812.