10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Haradinaj përmendi “bombardimin e Beogradit” vjen reagimi i presidentit Vuçic

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dje tha se amerikanët nuk lejojnë që asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës, sepse po ndodhi kjo, “bombardohet Beogradi”.

Vuçiq u përgjigj, duke thënë se nuk ka ndonjë koment rreth “budallallëqeve dhe gjërave të pakuptimta”.

- Advertisement -

Dhe a do të na bombardojë ai apo dikush tjetër?”, pyeti Vuçiq.

“Po e shihni se çfarë duan nga Serbia dhe çfarë do të donin të shihnin”, u tha Vuçiq gazetarëve në Loznicë.

Haradinaj dje tha se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.

- Advertisement -

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Vuçiq, duke folur për luftën në Ukrainë, shtoi se “është e rëndësishme që Serbia të mos marrë pjesë në asnjë luftë dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit