-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vulin i reagon ashpër Clarkut: Nuk ke të drejtë të flasësh për integritetin territorial të asnjë shteti

Rekomandime

Ministri i Brendshmëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se çdo histeri anti-ruse është edhe histeri anti-serbe.

“Kur Wesley Clark, lideri i vrasësve në vitin 1999, dhe Jamie Shaea,shpikësi i termit ‘dëm kolateral’ për të shpjeguar vdekjen e dhjetëra fëmijëve tonë, fillojnë të shpjegojnë se vrasja e serbëve në agresionin e NATO-s është më njerëzore , atëherë ju e dini se thirrja e tyre për respektimin e të drejtës ndërkombëtare është cinizëm dhe gënjeshtër, tha Vulin.

- Advertisement -

“Ai që dënon luftimet në Ukrainë duhet të dënojë agresionin e NATO-s ndaj RFJ-së,” shtoi ai.

Vulin më tutje tha se ata që nuk duan që NATO të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Serbi, nuk kanë të drejtë të gjykojnë askënd në Ukrainë.
Vulin theksoi se ai që po tenton “të krijojë shtet të rrejshëm të Kosovës në territorin e Serbisë, nuk ka të drejtë të flasë për integritetin territorial të asnjë shteti tjetër”.

Sipas tij, ai që drejton histerinë anti-ruse nuk ka të drejtë të vendosë për Serbinë se çfarë do të bëjë dhe si do të mendojë.

- Advertisement -

“Çdo histeri anti-ruse është gjithmonë edhe histeri anti-serbe, dhe kështu ka qenë gjithmonë”, tha Vulin, duke komentuar një intervistë me gjeneralin në pension dhe ish-komandantin e NATO-s në Evropë, Wesley Clark, në të cilën ai justifikoi sulmin e NATO-s ndaj RFJ-së, duke deklaruar se “nuk ka paralele mes ndërhyrjes së NATO-s në RFJ dhe pushtimit rus të Ukrainës”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit