10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ky është këngëtari i arrestuar në lokalin e natës

Rekomandime

Policia e Shkodrës njoftoi sot për një operacion të zhvilluar orët e natës nga i cili ranë në pranga 3 persona.

Mes personave të arrestuar janë dy menaxherët dhe këngëtari i një klubi nate në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i tij, me inicialet E.M.

- Advertisement -

Sipas asaj që mëson Fax News, të arrestuarit janë Gasper Marku, Aldo Vruçaj, dhe Zamir Jakupi, ky i fundit këngëtar.

Po ashtu gjatë aksionit u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit